MPPS njofton: Nis pagesa e të drejtave sociale dhe të fëmijëve
MPPS informon se nga data 5 maj 2025 ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin prill 2025. Përfituesit që kanë kartelë debitore mund t’i tërheqin paratë që nga sot në mënyrat e mëposhtme: Në bankomatet e bankave, Përmes pagesave në rrjetin e shitjeve, Përmes bankingut elektronik ose mobil.