Protestuesit janë mbledhur para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, ku pritet të vijojë protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa vijojnë thirrjet për dorëheqjen e kreut të qeverisë.
Studentët vijojnë të këmbëngulin se dorëheqja e kryeministrit është kërkesë e panegociueshme, ndërsa bojkoti i procesit mësimor në universitete vijon.
Protesta studentore ka vijuar prej disa javësh në kryeqytet, me marshime në rrugët e Tiranës dhe ndalesa pranë fakulteteve të ndryshme. Në krah të të rinjve janë rreshtuar edhe pedagogë dhe qytetarë, të cilët kanë shprehur mbështetjen për kërkesat e tyre.

