Shqipëri

Ardit Gjebrea në SPAK, merret në pyetje nga BKH për hetimet ndaj Erion Veliajt

    Producenti dhe këngëtari Ardit Gjebrea është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për të dhënë shpjegime si person në dijeni lidhur me hetimet që po kryhen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj.

    Prezantuesi televiziv mbërriti në orën 10:00 në SPAK dhe po iu përgjigjet pyetjeve të hetuesve të BKH-së.

    SPAK po heton lidhur me projektet e Bashkisë së Tiranës dhe kompaninë e vëllait të Veliajt, Arbër Veliaj.