Zëvendëskryeministri dhe njëri nga liderët e VLEN, Arben Fetai në emisionin “Rizhtazi” në Koha cast” ka thënë se këto ditë u zbuluan edhe disa gënjeshtra të BDI-së. Hiq më larg se mbrëmë, shtoi ai, kryeministri e demantoi Ali Ahmetin se gjoja paska pasur marrëveshje për zgjedhje të dyfishta në tetorin që lamë pas.
“Këtë javë përsëri me fakte u tha nga përfaqësues të VMRO-DPMNE-së në debatet në Kuvend se BDI kishte pranuar të futet në qeveri me një ministër më pak dhe pa kryetarin e Kuvendit”, thekson Fetai, duke shtuar se është e ulët kjo qasje e qëndrimit mbas derë dhe e uljes së pazarit.
Sipas tij, madje zgjedhjet e parakohshme janë në interes të VLEN-it, sepse siç thotë, “legjitimitetin në tërësi e kemi ne, terrenin e kemi ne”.
“Por të themi të vërtetën nuk është në interes të vendit dhe qytetarëve që të humbim edhe nja 6 muaj të tjerë sepse roli i opozitës është të kërkojë zgjedhje në vazhdimësi, derisa roli i qeverisë është të shohin proceset dhe bëjnë reformat e nevojshme”, thekson ai.
Shumë më të fortë pa Taravarin
Sa i takon pyetjes se a do bëhet një parti VLEN, Fetai me përgjigje:
“VLEN është me e bashkuar se kurrë, rezultati i zgjedhjeve lokale e ka dëshmuar këtë, si në komuna dhe votë që kemi marrë si VLEN. Taravari kishte thënë se VLEN me të ka pasur diku 107 mijë vota, pa të 91 mijë, unë e shoh se AKI kishte 137 mijë vota, ndërsa me të ka 107 mijë, i ka humbur nja 30 mijë vota, pra ky është impakti i këtyre zgjedhjeve lokale. Kemi harmoni që nuk e kemi pasur gjatë periudhës paraprake sa ishte aty Taravari dhe për këtë u desh të bëhet një sakrificë e madhe”, tha ai.

