Takimi Mucunski – Malmer Stenergard: U konfirmua mbështetja për integrimin e Maqedonisë dhe angazhimi i Suedisë për vazhdimësi në politikën e zgjerimit
Në kuadër të vizitës në Stokholm, ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski pati takim me nikoqiren e tij, ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Maria Malmer Stenergard. Siç citohet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJTJ), në takim është biseduar për disa tema, duke përfshirë