Lajme Maqedoni

Zekolli: Frçkoski është për shqiptarët e Maqedonisë ajo që Shesheli është për të Kosovën, ambasadori Meidani fshin fotot pas reagimeve!

    Analisti politik Arsim Zekolli ka reaguar ashpër ndaj paraqitjeve publike të ambasadorit Denion Meidani me Ljubomir Frčkoski, duke e krahasuar këtë të fundit me Vojislav Šešelj për nga simbolika negative që përfaqëson për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

    Në një reagim publik, Zekolli thekson:

    Me rëndësi është t’i vësh barazim midis të dyve.
    Sikur ta futësh në SHTËPI Fërçkon, sikur Sheshelin njësoj.

    Ai më herët kishte ironizuar edhe ambasadorin Meidani me fjalët:
    Mos harro edhe Sheshelin ta ftojsh, Ambasador! Turp të kesh, por i paturp qenke.

    Sipas Zekollit dhe një pjese të opinionit publik shqiptar, Frçkoski ka ndërtuar ndër vite një profil politik të bazuar në qëndrime kundër Marrëveshjes së Ohrit, kundërshtim të avancimit të gjuhës shqipe dhe diskurs që relativizon karakterin multietnik të shtetit, duke u shndërruar në figurë të papranueshme për shqiptarët.

    Pas reagimeve të shumta nga qytetarë, aktivistë dhe opinionistë shqiptarë, ambasadori Meidani ka fshirë nga rrjetet sociale fotografitë ku shfaqej me Frçkoskin, veprim që është interpretuar si përpjekje për të zbutur presionin publik.