Kosovë Lajme

Apel për ndihmë: Dyvjeçari përballet me një sëmundje të rëndë, familjes i duhen 200 mijë euro për trajtim jashtë Kosovës

    Një apel për ndihmë është bërë për dyvjeçarin Lekë Podrimqaku, i cili është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë malinje, Rabdomiosarkomë embrionale (Embryonal Rhabdomyosarcoma – ERMS).
    Sipas njoftimit të familjes, Leka ka nevojë për trajtim të specializuar jashtë Kosovës, ndërsa kostoja e trajtimit arrin në 200 mijë euro.

    Familja e tij ka kërkuar ndihmën e qytetarëve, duke bërë thirrje që secili të kontribuojë aq sa ka mundësi, në mënyrë që vogëlushi të ketë mundësinë ta marrë trajtimin e nevojshëm.

    “Çdo kontribut, sado i vogël, është jetë për Lekën”, thuhet në apelin e familjes.

    Për të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë, familja ka publikuar edhe të dhënat bankare të babait të Lekës, Denis Podrimqaku.

    Apel për ndihmë: Dyvjeçari Lekë përballet me një sëmundje të rëndë, familjes i duhen 200 mijë euro për trajtim jashtë Kosovës.