Lajme Maqedoni

Bekim Qoku uron 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës

    Koordinatori i Grupit Parlamentar të VLEN, Bekim Qoku, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë datë si një moment të shënuar për gjithë kombin shqiptar.

    Në mesazhin e tij, Qoku ka theksuar respektin dhe mirënjohjen për të gjithë ata që me sakrificë, guxim dhe vizion ndërtuan rrugën drejt lirisë dhe shtetësisë së Kosovës, duke nënvizuar se pavarësia është rezultat i një përpjekjeje të gjatë dhe të përbashkët.

    Ai ka vlerësuar gjithashtu rolin e Kosovës si një shtyllë e rëndësishme e stabilitetit dhe zhvillimit në rajon, duke shtuar se lidhjet vëllazërore ndërmjet shqiptarëve do të vazhdojnë të forcohen përmes bashkëpunimit dhe vizionit të përbashkët për të ardhmen.

    Në kuadër të shënimit të kësaj dite, Qoku ka përgëzuar edhe Florian Qehaja për organizimin e pritjes diplomatike të mbajtur sonte në Shkup.

    Në fund të mesazhit të tij, Koordinatori i Grupit Parlamentar të VLEN ka uruar, Gëzuar Pavarësinë e Kosovës./press7.tv