Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup është pasuruar me gjashtë projektorë multimedialë, të dhuruar nga Salim Hasani, pronar i Ndërmarrjes Investive Ndërtimore “Modi Living” nga Tetova.
Donacionin, në emër të universitetit, e pranoi zyrtarisht Driton Zendeli, i cili shprehu mirënjohje për këtë mbështetje që kontribuon në modernizimin e kushteve të studimit.
Projektorët e gjeneratës së re, me rezolucion Full HD dhe mbështetje 4K, ofrojnë mundësi të avancuara teknologjike për prezantime akademike dhe ligjërata interaktive.
Sipas universitetit, ky donacion do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e teknologjisë arsimore në salla dhe auditorë, duke lehtësuar procesin mësimor për studentët dhe stafin akademik.
Maqedoni
UNT pranon donacion prej gjashtë projektorësh nga “Modi Living” në Tetovë
- nga gazetar2
- 29/10/2026
- Less than a minute
- 39 minutes ago

