Barcelona po e shfrytëzon bukur rrëshqitjen e Realit, po fiton 2-0
Barcelona është duke e mposhtur 2-0 Levanten në xhiron e 25-të të La Ligës. Marc Bernal në minutën e katërt dhe Frenkie De Jong në të 32-tën shënuan për katalunasit. Pas humbjes së Realit mbrëmë nga Osasuna, kampioni në fuqi është në rrugë të mirë për ta kthyer vendin e parë.
