Sport

Granit Xhaka shpallet “Lojtari i Vitit” te Sunderlandi

    Mesfushori shqiptar Granit Xhaka është shpallur këtë javë “Lojtari i Vitit” te Sunderlandi.

    Sezoni i Sunderlandit është zbehur disi në fund, por fakti që ata potencialisht janë vetëm një fitore larg rikthimit në zonat evropiane tregon shumë për rrjedhën e sezonit.

    Shumëkush ishte i sigurt se “Black Cats” do ta mbyllte sezonin në fund të tabelës, por me mbijetesën të siguruar me ndeshje përpara, këto parashikime dolën të gabuara.

    Xhaka u shpall “Lojtari i Sezonit” te Sunderland për kontributin e tij përgjatë kampionatit, ku njëkohësisht u përfol edhe për një transferim të mundshëm te Manchester United.

    Ai kërkonte një sfidë të re dhe e ka kaluar me sukses të plotë në “Stadium of Light”, duke regjistruar shtatë përfshirje në gola (gola/asistime).

    Përveç kësaj, Xhaka ka krijuar 33 raste për gol këtë sezon, ku tetë prej tyre janë vlerësuar si “raste të mëdha”, gjë që e rendit atë në top 8.3 për qind të lojtarëve në pozicionin e tij.

    Asnjë mesfushor nuk ka realizuar më shumë se 135 pasimet e tij të gjata në Ligën Premier, ndërsa vetëm 10.7 përqind e lojtarëve kanë pasur më shumë prekje të topit se ai, duke treguar qartë rëndësinë që ka në qendër të fushës.

    Kjo nuk ka kaluar pa u vënë re dhe, sipas Peter Schmeichel, Xhaka është kandidati ideal për ta zëvendësuar Casemiron te Manchester United.

    “Unë kam një ide, ndoshta kontroverse, por mendoj se duhet të shkojmë dhe të nënshkruajmë me Xhakën”.

    “Kur shoh çfarë ka bërë Xhaka te Sunderland, ai është arsyeja pse ata janë absolutisht të jashtëzakonshëm”, ka thënë Schmeichel.