Sport

Drita shpallet kampione e Ligës së Parë, kthehet në Superligën pas 4 vitesh

    KB Drita do të kthehet në Superligë nga sezoni i ardhshëm.

    Fitorja e sotme ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat të ngushtë 92-91, ishte e mjaftueshme për Dritën e cila siguroi edhe titullin.

    Më të dalluarit në fitoren e Dritës ishin Walker me 20 pikë, Adhurim Aliaj me 19 sosh dhe Adrian Ibishi shtoi 18 tjera.

    Te Prizreni nuk mjaftuan super-performancat e Dahsylës me 23 pikë dhe Ajazajt me 21 sosh për ta shmangur humbjen.

    Drita, kështu rikthehet në Superligë pas 4 vitesh.