Maqedoni

VLEN u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të dalin masivisht në zgjedhjet e 25 tetorit

    VLEN u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi dhe të mbështesin listën e përbashkët të partive politike shqiptare.
    Në reagimin e saj, VLEN thekson se bashkimi i partive shqiptare tashmë është realitet dhe se tani është koha që ai të dëshmohet përmes votës, mobilizimit dhe përfaqësimit sa më të madh në Parlamentin e Serbisë.
    VLEN u ka bërë apel të veçantë edhe shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, duke i ftuar të udhëtojnë drejt vendvotimeve të tyre për të ushtruar të drejtën e votës.
    “Urojmë që ta kthejmë bashkimin në forcë politike dhe 25 tetorin në një ditë historike për shqiptarët e Luginës!”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
    Sipas VLEN-it, synimi është arritja e një përfaqësimi sa më të madh shqiptar në Kuvendin e Serbisë, ndërsa theksohet se çdo votë ka rëndësi.