Maqedoni

Ziadin Sela u bën thirrje shqiptarëve të Luginës për dalje masive në zgjedhje

    Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, përmes një statusi në Facebook, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të dalin masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi.
    Sela ka theksuar se bashkimi i subjekteve politike duhet të shoqërohet edhe me mobilizimin e qytetarëve shqiptarë me të drejtë vote, me synimin për të arritur sukses dhe përfaqësim dinjitoz në Kuvendin e Serbisë.
    Ai u është drejtuar shqiptarëve të Luginës, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në votime për të drejtat dhe të ardhmen e tyre.
    „Nesër çdo hap i juaji drejt qendrave të votimit, do të jetë një hap i rëndësishëm për të drejtat dhe jetën tuaj!”, ka shkruar Sela.
    Në fund të mesazhit të tij, ai u ka uruar sukses shqiptarëve të Luginës në zgjedhjet e së dielës.