Sport

Vedat Muriqi në garë për dy çmime të mëdha

    Vedat Muriqi, po kalon një sezon të jashtëzakonshëm në futbollin spanjoll dhe europian, duke hyrë në garë për dy çmime prestigjioze individuale.

    Sulmusi kosovar, i cili është pjesë e Mallorcas, po lufton fillimisht për trofeun “Pichichi”, çmimi që i jepet golashënuesit më të mirë të La Ligës, pasi ka 22 gola, dy më pak se sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, shkruan IndeksOnline.

    Njëkohësisht, ”Piratii” është futur edhe në garën për “Këpucën e artë” europiane. Me 22 gola dhe 44 pikë, Muriqi renditet mes golashënuesve më të mirë të kontinentit, duke iu afruar edhe Kylian Mbappe në luftën për “Këpucën e bronztë”.

    Në krye të renditjes vazhdon të jetë Harry Kane me 66 pikë, ndërsa pas tij renditen Erling Haaland dhe Mbappe.