Mexhiti: Qeveria është stabile, punon për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve
Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherit kryetar i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti deklaroi sot se edhe pas daljes së Arben Taravarit nga koalicioni qeveritar, qeveria mbetet stabile dhe punon në interes të qytetarëve. Sipas Mexhitit Koalicioni VLEN dhe Qeveria kujdesen për hallet dhe dertet e qytetarëve, ndërsa të tjetër (duke aluduar në ASH-në) brengosen për BDI-në