Maqedoni

Një fillim historik për Kumanovën: Studioja e parë dhe gara e parë!

    -Gjatë fundjavës për herë të parë në DIAMOND DANCE COMPETITION – Shkup në gara ndëkombëtare
    grupi i fëmijeve nga Studio AXIS -Kumanovë e cila udhëhiqet nga Dea Shabani u shpërblye me tri vendet e para:
    BABY FORMATION zë vendin e parë,
    MINI KIDS vendi i dytë,
    KIDS vendi i tretë.
    Kjo është hera e parë që një grup baleti shqiptar nga Kumanova përfaqësohet në gara ndërkombëtare.
    Suksesi në punën e baletit kërkon përkushtim të madh, disiplinë dhe dashuri të sinqertë për artin. Baleti nuk është vetëm një formë vallëzimi, por një mënyrë jetese që kërkon stërvitje të vazhdueshme, durim dhe sakrificë ku rezultatet e dëshmuan vetë. Çdo lëvizje duhet të jetë e saktë dhe elegante, gjë që arrihet vetëm me punë të palodhur dhe praktikë të përditshme.
    “Ky sukses është një motiv edhe më shumë për të punuar drejt sukseseve të radhës. Gjatë kësaj kohe të përgatitjeve, ne kemi punuar vazhdimisht duke dhënë gjithçka nga vetvetja. Njëkohësisht u jemi falënderues edhe prindërve të fëmijëve të cilët na kanë përkrahur në çdo moment e kohë”, thotë Dea Shabani, udhëheqëse e studios së grupit të vallëzimit AXIS nga Kumanova.