Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, për herë të parë që nga transferimi te Juventusi, e ka kompletuar një ndeshje të plotë.
Gjithashtu ishte ndeshja e parë si startues për Zhegrovën këtë edicion.
Sulmuesi i krahut të djathtë të dielën kontribuoi me një asistim në fitoren e Juventusit.
“Zonja e Vjetër” në kuadër të xhiros së 12-të të Serie A e mposhti Venezian me rezultatin e thellë 4:0.
Zhegrova asistoi te goli për 3:0 të cilin e realizoi Juan Cabal në minutën e 65-të.
Ishte një asistim i bukur nga reprezentuesi i Kosovës.
Nick Woltemade, Teun Koopmeiners dhe Randal Kolo Muani i shënuan golat e tjerë për Juventusin.
Te Venezia në minutën e 87-të në lojë u inkuadrua sulmuesi Albion Rrahmani.
Për Zhegrovën ishte asistimi i tretë këtë edicion. Ka edhe dy gola të shënuar.
Juventusi me këtë fitore është ngritur në pozitën e gjashtë me 21 pikë.
Venezia është poshtë në tabelë me vetëm gjashtë pikë.
Superasistim i Edon Zhegrovës
Edon Zhegrova ka asistuar në golin e tretë të Juventusit ndaj Venezias.
Zhgrova asistoi për Juan Cabalin që realizoi për 3:0 në minutën e 65-të.
https://x.com/ProFoot_HQ/status/2124486543809368326?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2124486543809368326%7Ctwgr%5E9f250cb8008901294c25bb6f05db5373fa897fe5%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Ffutboll%2Fsuperasistim-i-edon-zhegroves

