Osmani uron Shqipërinë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me BE-në
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe kryeministrin Edi Rama për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me Bashkimin Europian. Osmani në një postim në rrjetin social “X” ka thënë se ky është një hap historik që dëshmon angazhimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë drejt integrimit evropian, ndërsa
