Nga Elvis Hoxha
Vjosa Osmani nuk mund të koordinohej me opozitën.
Vjosa presidente lejonte vazhdimin e Kurtit kryeministër.
Opozita ka vetëm një pikë në programin e saj: Kurti mos të jetë kurrë kryeministër, kështu që nuk mund të pranonte Vjosën presidente.
Vjosa nuk u mor vesh me opozitën për postin e saj, ndaj dhe i bëri shërbimin e fundit opozitës: shpërndarjen antikushtetuese të Kuvendit.
Opozita nga ana e saj nuk dëshiron zgjedhje, por më shumë se gjithçka aspiron të mos shohë Albin Kurtin kryeministër. Kështu që zgjedh një lloj dështimi më të ulët: zgjedhjet ku do të dalë me rezultat më të ulët. Nuk besoj që, në rast të zgjedhjesh të reja, PDK do të ketë përsëri vota për AAK-në.

