Kosovë Lajme

Vjosa është fryrë shumë dhe ka rrezik të dalë nga shtrati e të na përmbysë të gjithëve – T’i vësh flakën shtëpisë për një karrige

    Nga Adriatik Riza Dosti

    Kosove – Vjosa del nga shtrati.

    Permbytje te frikeshme ne mbare vendin .

    Kisha kohe qe po e paralajmeroja publikisht …kujdes se Vjosa eshte fryre shume dhe ka rrezik te dale nga shtrati e te na permbyte te gjitheve ….dhe fatkeqesisht keshtu ndodhi e askush s’ me degjoi .

    Te shperndash parlamentin e ta cosh serisht Kosoven ne zgjedhje te reja vetem e vetem se uji nuk erdhi ne mullirin tend…

    Kur ke zhvilluar zgjedhje model vetem 2 muaj me pare …

    Kur Kosoven aspiron ta kesh anetare te OKB, te NATO e ta fusesh ne BE dhe tolerancen politike e ke 0 …dhe bashkejetesen e tille primitive …

    Te kesh parlamentin tend, qeverine tende e kryeministrin tend votuar nga shumica e popullit.

    E te tundesh deren kur s’ ke pune e te besh ishhhh kur s’ ke pula .

    Te djegesh jorganin per nje Plesht sic beri Vjosa.

    Te kujtohesh tani kur nuk te rizgjodhen ty se…Presidenti duhet te zgjidhet nga populli e jo nga parlamenti .

    Te te thote gjithe ai president i Amerikes qe….po te keni ndonje problem me merr ne telefon.

    Te te vije aty per vizite ne shtepine tende ” miku ” e te te vere flaken e ti ta presesh me tapet te kuq.

    Te mos kuptosh se uthulla e forte prish enen e vet.

    E te ti vesh flaken shtepise per nje karrige pfffff.

    Te biesh serish preh e hakmarresve primitive te humbjes se madhe te 2 muajve me pare e serisht te biesh ne gracken e Hamzes- Abdixhikut e R.Haradinajt …

    Tu shkosh pas ende atyre qe ja shiten tokat e tua Malit te Zi, e lane Kosoven 3 muaj pa shtet, pa qeveri, pa parlament e pa kryeminister.

    Te biesh prape viktime e te njejteve armiq te Kosoves qe pas humbjes se turpeshme kerkuan rinumerimin e te gjitha votave e serisht iken me bisht nder shale .

    Te mos dish se si tu tregosh vendin te gjithe atyre qe tallen me voten tende o popull i Kosoves e po te njejteve qe e fyen aq rende Diasporen tende te shkelqyer .

    Te kerkosh Liri per ata qe vrane pas shpine shoket e tyre te luftes e qe se bashku me Rame – Vucicin c’ nuk bene per te ndare e coptuar trojet e tua Kosove .

    Te mos kuptosh dot ndryshimin radikal mes Vjoses se djeshme te Kosoves e Vjoses se sotme te Rames .

    Te dy si Albini e si Vjosa duhet te dalin pertej vehtes dhe te kene guximin qytetar e politik e tu thone shqiptareve te verteten lakuriq…vecmas Kosoves e popullit te saj…cfare realisht ndodhi dhe perse pefunduan keshtu …aq me teper qe shqiptaret i kishin syte , shpresen e besimin tek ata te dy si kurre me pare e si tek askush tjeter.

    Te mos vleresosh me mencuri, vizion, nuhatje e seriozitetin maksimal sidomos ne kesi situatash vertet te frikeshme politike nderkombetare … trekendeshin Moske – Beograd – Tirane nga vjen edhe e keqja jote me e madhe …

    Ti qofsh Kosove !

    Zoti te ruajt se vet nuk po di se si ta ruash veten.

    Fatkeqesi e rende kombetare.

    I pa vdekshem At Gjergj Fishta ne ate pergjigje fort te dhimbeshme por mese te vertete kur u pyet …si jane shqiptaret o Padre …njashtu sic i don hasmi !