Botë Lajme

“Situatë alarmante”/ Kongresmeni amerikan dënon dhunën e policisë ndaj protestuesve në Shqipëri

    Kongresmeni amerikan Ritchie Torres ka reaguar ashpër ndaj dhunës së raportuar gjatë protestave në Shqipëri, duke kërkuar që dhuna e Policisë ndaj protestuesve të marrë fund.

    Torres shprehet se është thellësisht i shqetësuar nga përshkallëzimi i situatës, ndërsa i cilëson të papranueshme veprimet e ndërmarra nga Policia Shqiptare.

    “Shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore. Policia duhet të respektojë të drejtën e protestuesve për të protestuar dhe të garantojë zbatimin e shtetit të së drejtës”, thekson kongresmeni amerikan.

    Ai bën thirrje për shtensionimin e situatës dhe ndalimin e dhunës, duke nënvizuar nevojën për respektimin e të drejtës së qytetarëve për tubime paqësore.

    https://www.facebook.com/RepRitchie/posts/1499183615356950?ref=embed_post