Kosovë Lajme

Presidentja Shiroka Pula pret në takim Kryeprokurorin e Shtetit, flasin për rëndësinë e funksionimit të pavarur dhe efikas të sistemit të drejtësisë

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim Kryeprokurorin e Shtetit, z. Zejnulla Gashi, Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Arian Gashi dhe Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Rrustem Thaqi.

    Sipas njoftimit për media gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e funksionimit të pavarur dhe efikas të sistemit të drejtësisë, si dhe për rolin e institucioneve në forcimin e sundimit të ligjit.

    Në takim Shiroka Pula theksoi rëndësinë e një sistemi të drejtësisë të pavarur, profesional dhe të paanshëm, i cili garanton zbatimin e ligjit dhe besimin e qytetarëve në institucione.

    Ajo shprehu mbështetjen e saj institucionale për forcimin e sundimit të ligjit dhe për përmbushjen e përgjegjësive kushtetuese të institucioneve të drejtësisë, duke respektuar pavarësinë e tyre.