Bizhuteri ari me vlerë rreth 4 milionë denarë janë sekuestruar në pikën kufitare të Bogorodicës, pasi një shtetas i Maqedonisë së Veriut tentoi t’i fuste ilegalisht në vend, duke i fshehur brenda një jastëku për qafën.
Rasti u zbulua gjatë kontrollit të një autobusi që qarkullonte në linjën Stamboll–Gostivar. Pasi asnjë nga udhëtarët nuk deklaroi mallra për kontroll doganor, zyrtarët kryen një kontroll më të detajuar.
Gjatë kontrollit, brenda jastëkut për qafën që mbante me vete i dyshuari u gjetën 77 copë bizhuteri ari, me peshë të përgjithshme prej 612 gramësh.
Sipas Drejtorisë Doganore, i dyshuari e kishte blerë arin në një argjendari në Stamboll, me qëllim që ta fuste ilegalisht në Maqedoninë e Veriut dhe më pas ta shiste në argjendarinë e tij.
Bizhuteritë janë sekuestruar, ndërsa ndaj të dyshuarit është ngritur kallëzim penal për veprën penale të kontrabandës.
Drejtoria Doganore thekson se do të vazhdojë angazhimin në luftën kundër kontrabandës dhe veprimtarive të paligjshme, me synim mbrojtjen e interesave financiare të shtetit dhe garantimin e konkurrencës së drejtë në ekonomi.
Maqedoni
Mustafa Dauti: Sekuestrohen 77 copë bizhuteri ari me vlerë rreth 4 milionë denarë në Bogorodicë
- nga gazetar2
- 20/10/2026
- Less than a minute
- 1 hour ago

