Shkruan Hysamedin Feraj
Për ata që paskan votuar LVV-në nga dashuria për PDK-në!
Pse LVV nuk pranoi koalicion me PDK-në?
■ E para: presidenti kërkohet të jetë figurë përbashkuese. PDK kërkoi postin por duke mbajtur të fshehur emrin e personit. Në këtë situatë heq mundësinë e gjykimit nëse është e besueshme si figurë unifikuese. Pra kërkonte që LVV t’i besoj verbatas. Dhe PDK nuk është parti që mund t’i besohet verbtas, përndryshe do ta kishte marrë këtë besim përbashkues nga votuesit. Gjithsesi, mbasi të merrte “çekun e bardhë”, PDK mbase vendoste në të emrin e Bedri Hamzës, ndoshta të Sami Lushtakut, ndoshta të Thaçit apo të Isa Mustafës, mbase edhe të Lumir Abdixhikut, apo këdo që mund ta rrokë imagjinata, dhe atëherë ishte detyrim i yni ta votojmë, pavarësisht nëse do të ishte ose jo figurë unifikuese. Por, siç e dinë dhe ata, në përgjithësi nuk është e këshillueshme që vendimet e rëndësishëm politike as LVV dhe dhe asnjë parti tjetër t’i marrë qorraz. Për më tepër kur vetë fshehja e emrit nga PDK paraljamëronte mungesën e sinqeritetit të saj. Po të mos kishte hile, pse nuk e tregonte emrin?
Opinione
Dy argumente për ata që paskan votuar LVV-në nga dashuria për PDK-në
- nga gazetar2
- 07/03/2026
- 1 minute read
- 2 hours ago

