Kosovë Lajme

Albin Kurti: ShBA-të dorëzojnë autoblinada për FSK-në, dëshmi e partneritetit të fortë

Screenshot

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e pranimit të autoblinadave të reja të prokuruara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjeneral-lejtnant Bashkim Jashari, si dhe atasheu ushtarak i ShBA-ve në Kosovë, nënkolonel Jonathan Shaw.

    Kurti e cilësoi këtë furnizim si një dëshmi të partneritetit të palëkundur me ShBA-të dhe një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të kapaciteteve mbrojtëse të vendit. Ai theksoi se ushtria e Kosovës do të vazhdojë të zhvillohet krah për krah me partnerin strategjik amerikan, jo vetëm në pajisje, por edhe në trajnim, shkollim dhe doktrinë ushtarake.

    Sipas Kurtit, ky bashkëpunim i forcon edhe më shumë marrëdhëniet strategjike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës./press7.tv