Lajme Maqedoni

Mickoski: Po rritet numri i turistëve që e vizitojnë Maqedoninë

    Në 6 muajt e parë kemi pasur rreth 13.5 përqind rritje krahasuar me 6 muajt e mëparshëm të vitit të kaluar, dhe në pjesën e turistëve të huaj pothuajse 20 përqind rritje, thotë kryeministri, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

    Kryeministri Mickoski theksoi se me qasje të organizuar dhe përkushtim po arrihen rezultate në sektorin e turizmit.

    “E di çfarë kemi punuar në këto 6 muaj, dhe pas këtij sezoni turistik që do të përfundojë, jashtë sezonit turistik, në qendrat tona kryesore turistike sërish do të kemi mysafirë – në një numër prej disa dhjetëra mijëra, të cilët do të gjenerojnë disa qindra mijëra net-qëndrime. Po flas për një numër prej 40, 50, 60 mijë mysafirësh jashtë sezonës, dhe për 150, 200, deri në 300 mijë net-qëndrime – diçka që nuk e kemi pasur në të kaluarën,” – tha ai dhe shtoi:

    “Kështu qasja e organizuar po jep rezultate. Tani duhet të përballemi edhe me atë që po ndodh rreth Ohrit, liqenit të Ohrit dhe UNESCO-s. Kemi marrë një periudhë kohore në të cilën duhet t’i eliminojmë mangësitë që varen nga ne. Ne tashmë kemi formuar një ekip, i cili do të fillojë të merret seriozisht me këtë problematikë. Prandaj, ne si Qeveri mund të bëjmë, ta bëjmë këtë, është vendimtar Mickoski.