Lajme Maqedoni

Lulzim Nasufi për zëvendësimin nga kryetar i degës së ASH-së në Strugë: “U bë pa vendim, pa thirrje të kuvendarëve dhe me shkelje flagrante të statutit”

    Sot, më 10 gusht 2025, Lulzim Nasufi ka reaguar publikisht pas zëvendësimit të tij nga posti i kryetarit të degës së Aleancës për Shqiptarët në Strugë.

    Në një deklaratë të bërë publike, Nasufi thekson se ndryshimi është bërë “pa asnjë vendim për shkarkim, pa thirrje të kuvendarëve, pa votat unanime të tyre dhe me shkelje flagrante të Statutit të partisë”.

    Ai e cilëson këtë veprim jo vetëm në kundërshtim me rregullat e miratuara nga vetë partia, por edhe si një goditje ndaj demokracisë së brendshme dhe vullnetit të strukturave që e kishin zgjedhur.

    “Unë do të mbetem gjithmonë në krah të atyre që besojnë te transparenca, respekti dhe vendimmarrje të ndershme”, përfundon reagimin e tij Nasufi./press7.tv