Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në komunën e Gjilanit, ku tre qytetarë humbën jetën nga tre persona të dyshuar, tashmë të shpallur në kërkim. Ai ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për familjet e viktimave, duke theksuar tronditjen dhe indinjatën e tij për mënyrën si janë trajtuar raste të ngjashme nga institucionet e drejtësisë.
Sipas Sveçlës, një nga të dyshuarit kryesorë për vrasjen ishte arrestuar vitin e kaluar nga Policia e Kosovës për fajde, por ishte lënë i lirë për shkak të neglizhencës dhe tolerimit nga sistemi i drejtësisë. “Këto praktika po na çojnë në situata tragjike si kjo,” u shpreh ai.
Ministri bëri thirrje që ky të jetë momenti i fundit për reflektim dhe ndërprerje të çdo tolerance ndaj kriminelëve, duke theksuar se qytetarët duhet të ndihen të sigurt e jo të frikësuar./press7.tv
Ja statusi i plotë:
https://www.facebook.com/share/p/177R9fEdxi/?mibextid=wwXIfr