Pas kryetarit të FRASH – Strugë, së fundmi edhe kryetari i FRASH – Likovë, Adem Abdullai, ka njoftuar se do të vazhdojë rrugën politike në Aleancën për Shqiptarët, pjesë e koalicionit VLEN.
Abdullai e bëri të ditur vendimin e tij përmes një postimi në Facebook, duke iu bashkuar kështu valës së kalimeve të drejtuesve të Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët.
Kujtojmë se që nga fillimi, FRASH është rreshtuar me Arben Fetain, me mbështetje të hapur nga kryetarja e forumit, Yllka Nuredini, si dhe nga kryesia e ngushtë dhe shumica dërrmuese e kryetarëve të degëve. Ky pozicionim tregon se rinia e Aleancës për Shqiptarët po e vendos hapur mbështetjen e saj në koalicionin VLEN./press7.tv