Maqedoni

Maqedoni

Maqedoni

UNT pranon donacion prej gjashtë projektorësh nga “Modi Living” në Tetovë

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup është pasuruar me gjashtë projektorë multimedialë, të dhuruar nga Salim Hasani, pronar i Ndërmarrjes Investive Ndërtimore “Modi Living” nga Tetova. Donacionin, në emër të universitetit, e pranoi zyrtarisht Driton Zendeli, i cili shprehu mirënjohje për këtë mbështetje që kontribuon në modernizimin e kushteve të studimit. Projektorët e gjeneratës së re,

Lexo më shumë
Maqedoni

Saranda Imeri Stafai pyet Taravarin: Qeveria që e quaje më të keqe se ajo e Gruevskit, si u bë e përshtatshme për punësimin e bashkëshortes?

Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, i është drejtuar publikisht kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, duke vënë në pikëpyetje qëndrimet e tij ndaj Qeverisë pas punësimit të bashkëshortes së tij në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup. Në një video të publikuar, Imeri Stafai rikujton deklaratat e mëparshme të Taravarit, i cili e kishte

Lexo më shumë
Maqedoni

Nisin punimet në autostradën Shkup-Bllacë! Segmenti i dytë pritet të përfundojë në vitin 2030

Fillojnë aktivitetet ndërtimore në segmentin e dytë të projektit prej 10 km të Autostradës Shkup-Bllacë. Makineritë e rënda të kompanisë fituese të këtij tenderi kanë zbritur në terren dhe kanë filluar punimet. Me projektin janë paraparë 5 tunele në të dyja anët, 8 ura, 11 nënkalime, 4 galeri, 9 mure mbajtëse anësore ose rreth 40

Lexo më shumë
Maqedoni

FUND KONTRATAVE! Bekim Qoku dorëzon projektligjin për rregullimin e statusit të punonjësve të administratës

Koordinatori i Grupit Parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, ka nënshkruar dhe dorëzuar Propozim-Projektligjin për transformimin e marrëdhënies së punës në marrëdhënie të rregullt pune. Qoku tha se propozimi synon të adresojë një problem që prej vitesh prek mijëra qytetarë, duke theksuar se punonjësit e administratës publike meritojnë dinjitet dhe siguri në vendin e punës. Ai

Lexo më shumë
Maqedoni

Ali Ahmeti ende pa reagim për humbjen e Vuçiçit, ndërsa liderët shqiptarë përshëndetën ndryshimin

Humbja e Aleksandar Vuçiçit në zgjedhjet e fundit në Serbi ka nxitur reagime të shumta në skenën politike shqiptare, nga Prishtina e Tirana deri në Shkup. Megjithatë, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, deri më tani nuk ka dalë me një reagim publik për rezultatin zgjedhor dhe ndryshimin e paralajmëruar në skenën politike serbe. Kryeministri i

Lexo më shumë
Maqedoni

Bilall Kasami uron Koalicionin Shqiptar për rezultatin në zgjedhjet në Serbi

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka uruar Koalicionin Shqiptar për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke theksuar rëndësinë e bashkimit dhe bashkëpunimit politik të shqiptarëve të Luginës. Kasami ka vlerësuar se rezultati i arritur dëshmon se forca qëndron te bashkimi dhe bashkëveprimi politik. Ai gjithashtu ka komentuar zhvillimet politike në Serbi, duke

Lexo më shumë
Maqedoni

Ja profesorët e BDI-së që dyshohet se po shantazhojnë me heshtje studentët e USHT-së për provimin e jurisprudencës në shqip

Studentë të Fakultetit Juridik në Universitetin e Tetovës hezitojnë të shprehin publikisht mbështetjen për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Sipas burimeve anonime, ky hezitim lidhet me presionin që thuhet se ushtrohet nga disa profesorë të fakultetit. Mes emrave të përmendur janë funksionarë të lartë të BDI-së, ish-ministra e zëvendësministra, si dhe familjarë

Lexo më shumë
Maqedoni

Ziadin Sela u bën thirrje shqiptarëve të Luginës për dalje masive në zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, përmes një statusi në Facebook, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të dalin masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi. Sela ka theksuar se bashkimi i subjekteve politike duhet të shoqërohet edhe me mobilizimin e qytetarëve shqiptarë me të drejtë vote, me synimin

Lexo më shumë
Maqedoni

VLEN u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të dalin masivisht në zgjedhjet e 25 tetorit

VLEN u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi dhe të mbështesin listën e përbashkët të partive politike shqiptare. Në reagimin e saj, VLEN thekson se bashkimi i partive shqiptare tashmë është realitet dhe se tani është koha që ai të

Lexo më shumë
Maqedoni

Ali Ahmeti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë masivisht më 25 tetor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe vendbanimet e tjera që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi. Ahmeti ka theksuar rëndësinë e përfaqësimit politik të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, duke vënë në

Lexo më shumë