Bekim Qoku: BDI po bashkëpunon me Levicën, partinë që mohon Kosovën dhe urrejtje për shqiptarët!
Deputeti i koalicionit qeveritar VLEN, Bekim Qoku, ka reaguar ashpër ndaj bashkëpunimit të ri politik që po merr formë mes BDI-së dhe Levicës, duke e quajtur atë një aleancë që nuk i shërben qytetarëve dhe është në kundërshtim të plotë me interesat kombëtare shqiptare. Sipas Qokut, ky bashkëpunim është vazhdim i “moratoriumit kombëtar” të BDI-së,
