Maqedoni

Maqedoni

Lajme Maqedoni

Lëvizja Arbëria prezanton platformën politike në Sllupçan, me pjesëmarrjen e Koalicionit Vlen dhe kandidatit Nexhmedin Sadiki

Sllupçan, 8 gusht 2025 – Lëvizja Arbëria zhvilloi mbrëmë një takim në Sllupçan të Kumanovës, ku prezantoi programin dhe platformën e saj politike. Në aktivitet morën pjesë drejtues, aktivistë dhe mbështetës të Lëvizjes, si dhe përfaqësues të Koalicionit Vlen, mes tyre kandidati për kryetar të Komunës së Likovës, Nexhmedin Sadiki. Fjalë rasti mbajtën anëtarët e

Lexo më shumë
Lajme Maqedoni

Fejzi Hajdari akuzon Ali Ahmetin për hipokrizi rreth statusit të UÇK-së në Maqedoni

Botuesi dhe analisti i njohur nga Maqedonia, Fejzi Hajdari, ka reaguar ashpër ndaj Ali Ahmetit, duke e akuzuar për hipokrizi. Hajdari thekson se Ahmeti shkon në Prishtinë për të mbështetur UÇK-në, ndërkohë që, sipas tij, në Maqedoni për 24 vite në pushtet nuk e ka zgjidhur statusin e ushtarëve të UÇK-së, megjithëse kjo ishte pjesë

Lexo më shumë
Lajme Maqedoni

Bekim Qoku kritik ndaj Ali Ahmetit kur Kosovën e sotme e krahësoi me atë nën Serbi dhe Jugosllavi!

Koordinatori i grupit parlamentar, Bekim Qoku, ka reaguar ashpër ndaj fjalimit të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, mbajtur në Prishtinë. Qoku ka kritikuar deklaratën e Ahmetit, ku ai tha se “trupi morrnica i shkonte kur ka qenë rrugës për në Prishtinë”, duke e cilësuar si barazim të Kosovës së sotme me atë nën Serbi dhe

Lexo më shumë
Lajme Maqedoni

Këngëtarja nga Shqipëria raporton në polici se është rrahur nga pronari i lokalit ku këndonte në Tetovë

MPB njofton se më 07.08.2025 në ora 05:30 në SPB Tetovë, L.SH.(51) nga Republika e Shqipërisë, me qëndrim në Gostivar, ka raportuar se rreth orës 04:00 ishte sulmuar fizikisht nga XH.M.(44) nga Tetova, pronar i një objekti hotelerie në Tetovë, ku ajo ishte e punësuar si këngëtare. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e

Lexo më shumë
Lajme Maqedoni

Zeqirija Ibrahimi me pyetje të drejtpërdrejta për Ali Ahmetin: Pse heshti kur u vra Komandant Kushtrimi?

Kryetari i Alternativës në Maqedoninë e Veriut, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar përmes një statusi të ashpër në rrjetet sociale ndaj pjesëmarrjes së Ali Ahmetit në tubimin e sotëm në Kosovë në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së të akuzuar nga Gjykata Speciale. Ibrahimi ka ngritur një sërë pyetjesh drejtuar liderit të BDI-së, duke i kujtuar heshtjen

Lexo më shumë
Lajme Maqedoni

Zv ministri Hoxha: 17 punësime të reja në Ministrinë e Bujqësisë, 9 të tjera në proces

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, ka mirëpritur sot një grup të ri të punësuarish shqiptarë në këtë institucion. Në një njoftim publik, Hoxha tha se 17 prej tyre do të nisin menjëherë punën në sektorë të ndryshëm brenda ministrisë, ndërsa për 9 të tjerë, procedurat e punësimit janë ende në

Lexo më shumë
Lajme Maqedoni

Bien “kamatashat” në Gostivar: Për borxh 35.000 euro i kanë marrë 15.000 euro në vit dhe 3.000 në muaj

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër T.V. (39) nga fshati Negotinë i Gostivarit, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale “huadhënie me fajde”, “përdorim i dokumentit me përmbajtje të rreme”, “falsifikim dokumenti” dhe “keqpërdorim të të dhënave personale”, si dhe kundër J.D. (48) nga fshati Dobri Dol i Gostivarit dhe një personi

Lexo më shumë
Lajme Maqedoni

Media boshnjake: E pabesueshme ajo që bënë 18.000 shqiptarë në Shkup, për Serbinë është e frikshme

Po shkruhet e po komentohet me të madhe ballafaqimi mes Shkëndijes dhe Qarabagut në kuadër të rrethit të tretë kualifikues të Champions League në futboll. Jo për nivelin e lojës sa për shikueshmërinë e madhe në stadiumin “Tudor Proeski” në Shkup. Media boshnjake “Sportsport” shkruan me titull: “Mesazh i ashpër për Beogradin: Është e pabesueshme

Lexo më shumë
Maqedoni Sport

Kf Shkëndija bashkon politikën shqiptare në RMV: Krerët e VLEN dhe AKI-së në të njëjtën tribunë

Futbolli, si asnjë tjetër sport, ka fuqinë të bashkojë edhe më të përçarët. Kjo u dëshmua sot në stadiumin e qytetit në Tetovë, ku gjatë ndeshjes ndërmjet Shkëndijës dhe Qarabag FK, politika shqiptare në Maqedoninë e Veriut la për pak anash ndasitë dhe u bashkua në tribunën VIP, shkruan Zyrtare.net Në të njëjtin rresht u

Lexo më shumë
Lajme Maqedoni

Izet Mexhiti: Arrestohet një nga tifozët që brohoriti thirrje anti-shqiptare në Kumanovë

Pas thirrjeve fashiste dhe anti-shqiptare që tronditën opinionin pak ditë më parë në Kumanovë, gjatë ndeshjes së basketbollit Maqedonia e Veriut – Rumania, sot kemi një zhvillim pozitiv: është arrestuar një nga tifozët përgjegjës për thirrjet e urrejtjes. Përgëzoj institucionet për reagimin e menjëhershëm dhe profesional. Ky është një mesazh i qartë se gjuha e

Lexo më shumë