Zjarr në Bresje të Fushë-Kosovës
Një zjarr ka shpërthyer në një fushë me barishte në Bresje të Fushë-Kosovës të martën pasdite. Në videot e siguruar nga KOHA shihet se zjarri ka kapluar një pjesë të barishteve. KOHA ka kontaktuar me autoritetet për të mësuar më shumë. Posa të ketë përgjigje artikulli do të përditësohet.