Koordinatori i Grupit Parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, ka reaguar përmes një statusi në Facebook, duke kritikuar PDK-në, LDK-në dhe AAK-në për mënyrën se si, sipas tij, po e përdorin ndjeshmërinë e qytetarëve ndaj UÇK-së dhe vlerave të luftës.
Qoku ka thënë se problemi i këtyre partive, sipas tij, nuk është UÇK-ja, por humbja e besimit të qytetarëve.
Ai ka ngritur edhe çështjen e pasurisë së figurave kryesore politike, duke pyetur se si është krijuar ajo pasuri pas dekadash në funksione shtetërore.
“UÇK-ja nuk mund të përdoret si mburojë ndaj kësaj pyetjeje. Një tentim i tillë është i padenjë dhe i pafalshëm”, ka shkruar Qoku.
Më tej, ai ka deklaruar se mbi 50 për qind e qytetarëve të Kosovës ia kanë dhënë besimin LVV-së dhe Albin Kurtit, duke shtuar se ky besim, sipas tij, nuk mund të ndryshohet përmes retorikës, propagandës apo spekulimeve.
Qoku ka përfunduar duke thënë se qytetarët do të bëjnë sërish dallimin mes fjalëve dhe veprave në zgjedhjet e ardhshme.

