Kurti në 27-vjetorin e Policisë: Falë punës së tyre, krimi s’ka vend në Kosovë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në 27-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, tha se vendi është më i sigurt se kurrë më parë, falë forcimit të Policisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online. Kurti tha se forcimi i Policisë, veçanërisht në veri të vendit, ka ndihmuar edhe në zbulimin e varrezave masive në
