Rrëzohet në Indi një aeroplan me mbi 240 persona në bord
(Përditësuar 12:03) – 53 shtetas britanikë në bordin e aeroplanit të rrëzuar në Indi Pesëdhjetë e tre shtetas britanikë ishin në bordin e fluturimit që po shkonte për në aeroportin Gatwick të Britanisë, ka bërë të ditur Air India të enjten. Sipas Air India 169 persona ishin me shtetësi indiane, shtatë portugeze dhe një kanadez.