Maqedoni

Bekim Qoku zbardh “dhomat e kuqe” në 2007: Si bëri marrëveshje Ali Ahmeti me Nikolla Gruevskin në kurriz të gjuhës shqipe

    Debatet politike në vend kanë marrë një kthesë edhe më të ashpër pas deklaratave të bujshme të koordinatorit të grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, dhënë në të njëjtin emision në Alsat M me gazetaren Arta Tahiri.
    Qoku ka hedhur dritë mbi prapaskenat e historisë politike, duke zbuluar detaje nga viti 2007 rreth marrëveshjeve të fshehta ndërmjet kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit, dhe ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevskin. Sipas tij, në të ashtuquajturat “dhoma të kuqe”, Ahmeti kishte bërë pazar politik me Gruevskin me qëllimin e vetëm që t’ia hiqte “gurin mbi qafë” vetvetes, duke sakrifikuar interesat e shqiptarëve dhe çështjen e gjuhës shqipe.
    Gjatë intervistës, Qoku ka dërguar një mesazh të prerë edhe sa i përket sfidave aktuale dhe të kaluara të ish-luftëtarëve, duke theksuar se nuk do të lejohet kurrë që ish-ushtarët e UÇK-së në Maqedoni të përballen me procese të padrejta në Hagë për luftën e vitit 2001.