Filipçe: Koalicioni qeverisës është drejt shpërbërjes, LSDM e hapur për bashkëpunim me BDI dhe Taravarin
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi se koalicioni aktual qeverisës është në prag të shpërbërjes dhe se mungesa e një baze të përbashkët e bën të paqëndrueshëm. Duke komentuar tensionet brenda Aleancës për Shqiptarët të udhëhequr nga Arben Taravari, Filipçe tha se “është vetëm çështje kohe kur kjo qeveri do të shpërbëhet”. Filipçe nuk përjashtoi