Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli janë bërë bashkë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Financimin e Programeve të Banimit.
Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku ka thënë se ky projekt hyn në kuadër të banimit social adekuat, duke shtuar se objektet do të jenë pjesë e kompleksit UÇK dhe janë të dedikuar me prioritet për familjet e dëshmorëve të kësaj komune.
“Pas Objektit U, edhe Objekti Ç po bëhet realitet! Sot nënshkruam Marrëveshjen për Financimin e Programeve të Banimit me zonjën Fitore Pacolli, ministre e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për bashkëfinancimin e Objektit Ç, me vlerë prej 4.4 milionë euro, e kredituar nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës. Ky projekt që hyn në kuadër të Banimit Social Adekuat është i dedikuar me prioritet për familjet e dëshmorëve të Komunës së Skenderajt, si një obligim institucional dhe moral ndaj familjeve që dhanë më të shtrenjtën për lirinë e Kosovës”, ka shkruar ai.
Tutje ka njoftuar se do të punojnë edhe që objekti K të bëhet realitet.

