Mustafa Dauti: Sekuestrohen 77 copë bizhuteri ari me vlerë rreth 4 milionë denarë në Bogorodicë
Bizhuteri ari me vlerë rreth 4 milionë denarë janë sekuestruar në pikën kufitare të Bogorodicës, pasi një shtetas i Maqedonisë së Veriut tentoi t’i fuste ilegalisht në vend, duke i fshehur brenda një jastëku për qafën. Rasti u zbulua gjatë kontrollit të një autobusi që qarkullonte në linjën Stamboll–Gostivar. Pasi asnjë nga udhëtarët nuk deklaroi
