Pas kërcënimeve të Trumpit ndaj Iranit rritet sërish çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare
Çmimet e naftës pësuan një rritje të ndjeshme, duke arritur mbi 110 dollarë për fuçi, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, publikoi një mesazh kërcënues ndaj Iranit në rrjetet sociale. Nafta u rrit fillimisht me 1.6%, duke arritur në 110.85 dollarë për fuçi, përpara se të tërhiqej lehtë gjatë tregtimit të mëngjesit në tregjet aziatike.
