Maqedoni

VLEN dhe AKI së bashku mposhtën VMRO-në në Bërvenicë, reagon Mickoski: Ishim të vetëm kundër të gjithëve!

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka reaguar pas humbjes së kandidatit të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet lokale në Bërvenicë, raporton Zyrtare.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mickoski ka deklaruar se partia e tij ishte përballur me të gjithë, duke pretenduar se kundërshtarët kishin përdorur kartën etnike dhe, siç është shprehur ai, ndonjë “kalë trojan” për të tërhequr vota.

    Megjithatë, kreu i Qeverisë ka theksuar se votat për kandidatin e tyre janë rritur nga 3.000 në raundin e parë në 4.200, ndërsa në krahasim me zgjedhjet parlamentare, sipas tij, kanë shënuar rritje prej 1.300 votash.
    Ai ka pranuar se kjo rritje nuk ishte e mjaftueshme për të siguruar fitoren.
    Mickoski ka falënderuar të gjithë banorët e Bërvenicës, pavarësisht nëse kanë votuar apo jo për kandidatin e VMRO-DPMNE-së, duke premtuar se të gjithë do ta kenë mbështetjen e Qeverisë.
    “Një Bërvenicë për të gjithë është më shumë se një koncept, është mënyrë e të punuarit”, ka përfunduar Mickoski reagimin e tij.