Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, ka deklaruar se rënia e fundit e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare ende nuk është reflektuar në Kosovë dhe se kjo pritet të ndodhë me vonesë. Sipas tij, tregjet globale të naftës kanë shënuar rënie deri në 13 për qind, por efektet në Kosovë nuk shihen menjëherë.
