Sot dita e fundit e konkursit për rekrutimin e ushtarëve të rinj në FSK
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se sot është dita e fundit e konkursit për rekrutimin e ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës. “Sot është dita e fundit e konkursit për rekrutimin e ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Apliko dhe bëhu ushtar i Kosovës!”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
