Hamza ofertë Kurtit: Presidenti të zgjidhet nga PDK-ja
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se i ka ofruar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, një marrëveshje sipas së cilës presidenti i vendit do të zgjidhej nga një propozim i PDK-së. Në një konferencë për media pas takimit të së shtunës me Kurtin, Hamza ka thënë se kjo
