Tahiri: Vetëm krijimi i institucioneve të reja me pajtim politik mund ta nxjerrë Kosovën nga kriza
Ish-diplomatja Edita Tahiri ka reaguar për situatën politike dhe institucionale në Kosovë, duke vlerësuar se vendi ndodhet në një gjendje të rëndë që kërkon zgjidhje të shpejtë politike. Përmes një postimi, Tahiri ka thënë se Kosova është me “gjysmë qeveri e president”, e izoluar në arenën ndërkombëtare, me diplomaci të heshtur dhe ekonomi në vështirësi.
