Shtohen pritjet në kufi
Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht në Vërmicë ka pritje deri në 35 minuta për hyrë në Kosovë. Ndërkaq, te dheu i Bardhë ka pritje deri në 20 minuta dhe deri në 15 minuta në Han të Elezit.