Muamed Sejdini ndalohet dy vjet nga çdo funksion në futboll për mashtrim dhe keqpërdorim të autorizimeve
Muamed Sejdini, delegat i Kuvendit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), është sanksionuar me ndalim dyvjeçar për ushtrimin e çfarëdo funksioni në futboll, pasi Komisioni Disiplinor i FFM-së konstatoi se ka kryer mashtrim dhe keqpërdorim të autorizimeve. Vendimi është marrë pas një kallëzimi nga Bordi Drejtues i FFM-së, ndërsa sanksioni bazohet në nenin 84
