Zëvendëspresidentja me deklarata ndryshe prej Trumpit: Maduro është presidenti i vetëm i Venezuelës
Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez, ka thënë se Nicolas Maduro mbetet i vetmi president i Venezuelës. Deklaratën e dha në një paraqitje televizive, pas arrestimit të Maduros nga forcat amerikane gjatë natës. Deklarata e saj vjen vetëm pak pasi presidenti amerikan, Donald Trump, u shpreh se ajo është betuar si lidere e re e shtetit.
